Ajo është e njohur për hitet e saj dhe zgjedhjet e guximshme të modës.
Dua Lipa bëri një shfaqje stili me një bluzë që binte në sy e kombinuar me xhinse teksa mbërriti në darkë në Miami, Florida të shtunën mbrëma.
Këngëtarja, 26 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj të cilin e plotësoi me një pallto lëkure të gjatë, blu të çelët, të mbështjellë rreth bërrylave.

Dua dukej sensacionale me pjesën e sipërme shumëngjyrëshe, të cilën e lidhi mbrapa dhe e veshi me një palë xhinse të pazakonta ombre.
Ajo i mbante gjërat e saj në një çantë dore të kuqe dhe më tej kishte aksesorë me një gjerdan të trashë fluturash.
Disa orë më parë, Dua u pa duke u përqafuar nën rrezet e diellit në plazhin e Miami. Nata relaksuese e yllit do të jetë e fundit për një kohë të gjatë, ndërsa ajo do filloi turneun e saj botëror në Miami më 9 shkurt.
Dua do të bëjë turne në të gjithë globin vazhdimisht deri në fillim të korrikut, kur do të marrë disa javë pushim.
Javën e kaluar, ajo foli për turneun në” The Late Show” me Stephen Colbert dhe diskutoi për zgjedhjet kreative pas tij.
Këngëtarja zbuloi se turneu do të ishte i ndryshëm nga ai që kishin planifikuar fillimisht dy vjet më parë dhe do të quhet “Future Nostalgia”.
