Beatrix Ramosaj u mërzit me batutat e Salsanos dhe banorëve të tjerë teksa përmendën Bora Zemanin, ndaj vendosi të mos ishte e pranishme në spektakël megjithëse do të darkonte me Donaldin.
Ky i fundit u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burimet tregojnë se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.
Ndaj edhe Dj Dagz gjatë emisionit, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi.
Nga ana tjetër, Beatrix s’ka bërë asnjë reagim duke mos treguar personalisht as me kë është mërzitur dhe as se ku ndodhet.
Anxhelina ishte ajo që reagoi me një koment në postimin e Ermal Mamaqit, teksa tregoi se kushërira e saj ishte mërzitur me Salsanon.