Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është martuar.
Ajo ka zbuluar se sot (18 shkurt) ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej vitesh dhe babain e fëmijëve të saj.
Përmes disa imazheve që solli në llogarinë e saj në Instagram, Gjira shihet e veshur me vello të bardhë përkrah bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.

“Nuse”, ka shkruar Gjira në mbishkrimin e imazheve.
Të shumta kanë qenë urimet nga ana e miqve dhe fansave të saj në hapësirën e komenteve.

Reperja që njihet për hitet si: “Deja Vu”, “Psikopat”, “Boom çik e çak” ka kohë nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, duke u përkushtuar ndaj familjes dhe jetës private.
Përndryshe është rritur vet në një familje jashtë Kosovë në diasporë, përkatësisht në Gjermani.