Mbrëmjen e djeshme, u mbajt nata e finales së madhe të ‘Big Brother Vip’ , ku u shpall fituesi i këtij edicioni.
Balerini i njohur, Ilir Shaqiri arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh pasi fitoi zemrat e të gjithë publikut.
Megjithatë, disa orë para se të niste transmetimi live i këtij show, ish-banorët e ‘BBV’ kanë kaluar në tapetin e kuq.
Secili prej konkurrentëve ka shkëlqyer me veshjet elegante dhe dukeshin mjaft sharmantë.
Më poshtë, ju paraqesim disa nga veshjet më të spikatura të ish-banorëve gjatë mbrëmjes së djeshme.