Arjola Demiri ka qenë pa dyshim një prej banoreve më të zëshme të Big Brother VIP.
Ajo arriti deri në gjysmëfinale, duke u renditur e gjashta në aventurën e madhe, e cila shpalli fitues balerinin Ilir Shaqiri.
Aktorja me origjinë nga Tropoja nuk kishte se si të mungonte në finalen e madhe të së premtes.

Ajo i befasoi të gjithë me dukjen dhe ndryshimin e saj drastik, ku nga një bionde fanatike prej vitesh, kishte vendosur të kthehej në një brune.

Me ndryshimin e ri në dukje, Demiri është dukur mjaft tërheqëse, ndërkohë që flokët e saj ishin plot e përplot me volum.
E veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë, Arjola dukej më elegante se asnjëherë tjetër në këtë paraqitje glamuroze të së premtes.

Mbrëmja finale u përmbyll si më së miri për aktoren, pasi fitues rezultoi miku i saj më i mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Ilir Shaqiri.

Arjola është gjithashtu banore e shpërblyer me një çmim të madh, pasi asaj i është dhuruar nga produksioni një apartament i ri në Tiranë për të dhe fëmijët e saj.