Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ishte e pranishme në festën e zhvilluar për “Big Brother VIP”.
Të ftuar kanë qenë banorët e shtëpisë, por nuk kanë munguar as figurat e njohura të ekranit, apo bashkëpunëtorë të BB VIP.
E duket se shpirti i kësaj feste ka qenë pikërisht Monika.

Në postimet në rrjetet sociale, vihet re se ajo ka kërcyer përgjatë gjithë natës duke e shijuar festën.
E më e nxehtë është bërë situata, teksa ajo ka performuar për pilotin e saj.

E ashtu si duket, gjatë kërcimit ai e ka mbajtur në krah aktoren e njohur.
