Beatrix dhe Donald ishin çifti më i përfolur i BBV.
Por tani jo më. Lidhja e tyre përfundoi ende pa nisur mirë dhe pa treguar arsyen që i çoi rreth ndarjes
Sipas lajmeve që qarkulluan në media në festën e Top Channel që u mbajt ditë më parë, Trixa dhe Donaldi ishin të dy prezent por as nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrën.

Menjëherë pas kësaj Trixa ka reaguar duke i bërë “unfollow” Donaldit dhe Romeos në instagram, derisa ditë më vonë edhe Donaldi veproi njëjtë me Trixën.
Nuk dihet ende arsyeja që e çoi çiftin rreth ndarjes pasiqë asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë prononcim.
Mirëpo, siç shihet nga postimet e Trixës, këngëtarja po kalon momente të mira edhe pa aktorin Veshaj.
Së fundmi ajo ka postuar një foto nga aeroplani ku mbase do fillojë tjera pushime edhe pse ende nuk e ka bërë të ditur destinacionin.
Sidoqoftë kjo mbetet për tu kuptuar në fotot e tjera të Trixës.
Ndryshe, Donaldi sot ka vizituar Kosovën meqë rast ka dërguar portretin e Adem Jasharit në Prekaz ku edhe u takua me Bekim Jasharin, i biri i heroit Hamëz Jashari
