Bashkimi Saiti është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni të “Për’puthen”.
Edhe pse prej disa javësh ai është larguar nga emisioni, Bashkimi ende ka vëmendje në rrjetet sociale, ku flitet shumë për jetën e tij private.
Mes të tjerash është thënë se ai ka qenë i martuar e madje ka edhe dy fëmijë.
Mirëpo, kjo gjë është mohuar nga vetë ai.
Bashkimi përmes një pyetësori me ndjekësit në Instastory dikush i ka shkruar: E pashë në një portal thuhet se je i martuar dhe ke dy fëmijë.
Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi duke thënë : Saaaaaa fëmijë? dhe duke qeshur më pas.
Bashkimi ishte pjesë e “Për’puthen”, ku edhe doli çift me Alvisën, por i njëjti pas disa kohësh njoftoi ndarjen nga ajo.