Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare është padyshim Kejvina Kthella.
Bukuroshja bionde e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale edhe së fundi ka realizuar një fotosesion unik që e ndau me fansat.
E veshur në një fustan me gjatë me ngjyrë të bardhë I theksuar tek beli dhe me detaje gurësh, Kejvina përshtati dukje me vathë të gjatë dhe një aksesor të ngjashëm vendosi mbi flokë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/13/auto_kejvina_kthella_275610319_719902062749966_1560416623305370339_n-1-1229x1536_11647156990.jpg)
“Martohemi bashkë”, ka shkruar Kejvina në mbishkrimin e imazheve.
Ndërsa nuk munguan pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj sipër fotografive.
Ndërkohë, përveç angazhimeve me fotoseseion dhe si imazh I markave të ndryshme, modelen nga Shqipëria ka kohë që nuk e shohim në një projekt televiziv.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/13/auto_kejvina_kthella_275645990_661248411779348_6884374851146440767_n-1229x15361647156992.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/13/auto_kejvina_kthella_275645990_661248411779348_6884374851146440767_n-1229x15361647156992.jpg)