Tuna është njëra ndër këngëtaret shqiptare që është përfolur shumë edhe për muzikë edhe për jetën e saj private.
Prej një kohësh ajo është distancuar nga tregu muzikore, pasi i është përkushtuar kujdesit ndaj fëmijëve të saj si nënë.
Së fundi ajo ka filluar edhe pushimet bashkë me ta.
E destinacion i këngëtares ishte pikërisht Dubai, vendi që po frekuentohet shumë nga artistë shqiptarë.
Si duket ajo po kalon momente të bukura bashkë me djemtë e saj, Tianin dhe Zenin.
Ajo ka ndarë një mori imazhesh nga pushimet.
Kujtojmë se ajo ditë më parë ka paralajmëruar se është duke përgaditur një projekt muzikor ku do ta rikthejë atë sërish në skenën muzikore.