Pas disa kohësh shkëputje, Jonida Vokshi është rikthyer sërish në ekran si moderatore e emisionit “Gjeniu i vogël” në ekranin e “Vizion Plus”.
“Jam shume e lumtur qe nisim sonte nje rrugetim qe jam e sigurt do ta shijojme cdo jave e me shume. Jam shume e lumtur qe pas nje pauze te gjate ne ekran, do jem serisht prane jush.
Dhe jam dyfish e lumtur qe do te jem cdo te marte e rrethuar me disa femije kaq te talentuar sa emocionet qe te japin jane nga ato qe prej disa kohesh na kane munguar.

Nisim sonte spektaklin me femije “Gjeniu i vogel” ne oren 21.00 ne @vizionplustv”, ka shkruar Jonida duke treguar emocionet e saj pas rikthimit në ekran pranë të vegjëlve.
Vokshi ka pohuar se fëmijët janë një arsye tjetër pse është shumë e lumtur, sidomos pas momentit kur u bë dhe vetë mami.
