Aktorja dhe tani edhe ylli televiziv, Arjola Demiri ka gjetur prehje shpirtërore në Kosovë
Ajo është në Brezovicë ku ka zgjedhur që të pushojë pas më shumë se tre muaj qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
“Arratisja e ime e ëmbël”, ka shkruar Arjola e ku shihet që në këtë pushim është e shoqëruar bashkë me fëmijët e saj.
Arjola nuk arriti që të shkonte në finale të Big Brother, ku u eliminua në gjysmëfinale.
Megjithatë, asaj ju dhurua një apartament në Tiranë, për të cilin thuhet se aktorja ende se ka parë.