Pavarësisht se është distancuar nga bota e modelingut dhe sfilatat pas lindjes së vajzës së saj, Arbenita Ismajli di si ti eskpozojë më së miri format e saj trupore.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku shpesh surprizon fansat e saj me foto provokuese, ku numëron edhe mijëra pëlqime e komente. Së fundmi modelja ka ngritur temperaturat, teksa ka postuar një fotoalbum në Instagramin e saj, ku duket e veshur me një fustan të ngushtë që i nxjerr më së miri në pah të pasmet “bombastike”.
Poza e saj është mjaft provokuese, pasi ajo qëndron e ulur në dysheme duke treguar të pasmet teksa shikon kamerën.
Në fakt bien në sy edhe komentet e shumta nga ndjekësit të cilët komentojnë pozicionin e saj në foto dhe nuk harrojnë të përmendin as bashkëshortin e saj, reperin Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero.
“Çfarë pozicioni”, “Lum Fero”, “Mami seksi”, janë disa nga komentet e lëna nga ndjekësit.
Edhe pas lindjes, modelja i ka ruajtur në mënyrë të përsosur format trupore dhe duket mjaft bukur. Kujtojmë se ajo dhe reperi nga Gjilani, u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit të kaluar.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/18/auto_arbenita-ismajli-foto-provokuese-panoramaplus1647585746.jpg)