Modelja e “Guess”, Oriola Marashi edhe njëherë ka nxehur fansat e saj në Instagram.
Bukuroshja dhe modelja shqiptare ka bërë një fotosesion kohëve të fundsit për firmën e njohur Guess, duke u paraqitur shumë seksi në të brendshme të kuqe.
Teksa ka bërë këtë fotosesion, bukuroshja ka pasur edhe disa fjalë për vendin ku i ka bërë fotot, buzë liqenit Como në Itali.
“Ka shumë arsye për ta dashur Italinë, një prej tyre është liqeni Como”, ka shkruar ajo, ku më vonë ka shfaqur linjën e re te të brendshmeve të Guess bashkë me modelën zvicerane Nadine Mirada.