Beatrix Ramosaj që nga ndarja me Donaldin ka qenë më aktive në rrjete sociale.
Ajo menjëherë pas daljes nga Big Brother ka postuar fotografi nga pushimet dhe me pas edhe nga jeta e përditshme dhe aktiviteti në muzikë.
Mirëpo, gjatë kësaj kohë nuk kanë munguar as me ndonjë thënie apo mesazh thumbues.
E njëjta ka shpërndarë dy imazhe të reja së fundmi, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese duke vënë në pah linjat trupore.
“Unë meritoj më shumë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit e Trixës.
Këngëtarja po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lansojë projektin e saj më të ri, pas atij që ishte dedikim për Donaldin.
Ky i fundit, sonte nga ora 18:oo do të lansojë projektin e tij.