Ditët e fundit kanë sjellë shumë zhvillime nga historia e përfolur e dashurisë, Donaldi dhe Beatrix. Kur mendohet që aktori ia ka dedikuar këngën e fundit Borës, Beatrix ka ndarë një pjesë nga filmi i fundit që ka parë.
“Duket se të detyrohem ty një falje, të kam dhënë 1000 arsye për të më braktisur, por nuk e ke bërë akoma. Prandaj faleminderit”, shkruhet me titra në videon e ndarë në “Instastory”.
Beatrix nuk ka shkruar asnjë koment tjetër, por kaq ka mjaftuar për të kuptuar që ndjekësit të aludojnë se me kë lidhet ky postim, pas ngjarjeve të ditëve të fundit.
Ne po pyesim, për kë e ka?