Aktorja e njohur Delinda Disha pak javë më parë dha lajmin se së shpejti do të bëhej nënë për herë të dytë, e dy binjakëve.
Mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, dhe sot aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm shumë të trishtueshëm. Delinda fatkeqësisht ka humbur dy bebat e saj.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, ka njoftuar aktorja.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/24/auto_sjkjkjkjff1648133048.jpg)
Kujtojmë që kjo ishte shtatzënia e dytë për aktoren e njohur, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali 5-vjeçar, Desantini.