Britney Spears ka kaluar një periudhë të vështirë vitet e fundit për shkak të kujdestarisë që përfundoi vitin që shkoi.
Ylli i muzikës pop është shprehur se seriali hit i HBO-së, Euphoria e ka ndihmuar shumë dhe se ka qenë si një meditim për të.
“Duke parë këtë dhe duke u argëtuar nga këto komplote të çmendura, papritmas ndjeva se i gjithë ankthi im u largua”, tregoi këngëtarja e hitit “Stronger” në Instagram. “Shfaqja ishte sikur të ‘meditoje’ !!!!” duke shtuar më tej se e kishte bërë të buzëqeshte.

“Më dha një buzëqeshje të madhe në fytyrën time … ka terapi tingujsh… qetësi … joga … por padyshim jo më pak e rëndësishme, stërvitni mendimet tuaja për të menduar gjëra që ju bëjnë të buzëqeshni… E kuptove, vazhdo të buzëqeshësh 😄!!!!!”
Gjatë pesë muajve të fundit që nga përfundimi i kujdestarisë, princesha e muzikës pop ka punuar shumë për t’u shëruar nga të gjitha traumat që përjetoi. Tani ajo ka menduar që të rikthehet seriozisht dhe në muzikë.