Nga roza e lehtë duket se kemi hequr dorë këtë pranverë për ta zëvendësuar me atë të fortë që arrin deri tek çiklamina.
Vajzat e ekranit kanë sjellë disa veshje e kombinime me rozën e fortë, tonalitete hera herës që shkojnë deri tek e kuqja.
Me një grimin minimalist, i afërt me ngjyrat e tokës, gazetaret apo moderatoret shqiptare kanë treguar gjithashtu se “look-u” duhet të jetë minimalist.
Duke hequr dorë nga pastela, pranvera e 2022 na drejton tek e forta dhe e guximshmja që kësaj here përkufizohet nga ngjyra si çiklaminë, portokalli, rozë e fortë apo e kuqe!

