Pak nga pak Lori Hoxha është larguar nga ngjyrat dhe eksplorimi i tyre duke u përshtatur më së miri me të zezën.
Nëse do të bëni një xhiro në Instagramin e Lorit do të shihni se pavarësisht kohës apo temperaturave ajo ka zgjedhur çdo ditë një veshje “all black”.
Edhe kur i është dashur të duket elegante, Hoxha ka zgjedhur një jumpsuit po në ngjyrën e zezë.

Edhe në fotot e përditshmërisë Lori na ka treguar në pasqyrën e ashensorit se ngjyra e zezë është e preferuara e saj këto kohë.
Ndaj nëse doni një ngjyrë që do t’ju bëjë të dukeni mirë dimër apo verë, mjafton të shikoni kombinimet e Lorit.
