Melinda Ademi është një ndër emrat më të komentuar në media.
Kjo për shkak se ajo ka pasur një incident në koncertin e saj në Vjenë të Austrisë.
Në videot që qarkulluan në rrjete sociale shihej njëri nga fansat të e tërhiqte këngëtaren drejt vetes.
Pas kësaj ka reaguar edhe sigurimi dhe menaxheri i saj, ku ky i fundit e ka goditur edhe me shqelma.
Pas gjithë kësaj ka reaguar edhe këngëtarja në Instagram, ku është shprehur se në ato momente nuk ishte vetvetja.
Sipas këngëtares ishte e frikshme se si fansi tentoi ta kapte për këmbe, dhe se qëllimi i vetëm i saj ishte të ja merrte telefonin dhe të bënte një video ku do t’i thoshte atij se nuk është e hijshme të kapet femra për këmbe.
Kujtojmë se këngëtarja ka vazhduar këndimin e saj edhe gjatë momentit kur menaxheri i saj po gjuante me shqelma drejt fansit.