Këngëtarja, Nora Istrefi është mjaft aktive me postime në rrjete sociale.
Përveç se është e angazhuar me koncerte të shumta ajo ndan përditshmërinë e saj me fansat.
Istrefi çdo herë merr vëmendje të madhe në secilën paraqitje të saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/01/auto_ab6761610000e5eb9747cb3b24fdd5443688aaf81648828106.jpg)
Së fundmi këngëtarja ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku vëmendje ka marrë mbishkrimi i fotografisë.
“Sytë e tu po thojn, a po vjen pe bojm.. Ni bebe 😍”, ishte mbishkrimi i fotografisë.
Nuk dihet se çka do të thonë këta rreshta por kjo lë për të nënkuptuar shumë.
Kujtojmë se kënga e fundit që publikoi Nora u titullua “Më mungon” dhe për rreth tre javë kjo këngë mori rreth 1,9 milionë klikime.