Najada Konomi, ose siç e njohim të gjithë me emrin Noçja e ‘Big Brother 1’ është bërë nënë për herë të dytë.
Pas vajzës Aria, ajo ka sjellë në jetë një djalë, i cili ka lindur përpara disa ditësh dhe që ajo e ka pagëzuar me emrin Brendon.
” 22.03.2022 Lindi Brendon.Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Najada e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë, dhe këtë lajm e mësuam sot përmes disa fotove që ajo ka shpërndarë në ‘Facebook’.
Najada Konomi përveçse nënë e dy fëmijëve duket se vazhdon të merret edhe me pikturën, profesionin për të cilin ka studiuar.
Në rrjetet sociale publikon shpesh foto të pikturave të saj.