Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes me Alvisën

Bota e Yjeve

Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes me Alvisën

Më: 4 prill 2022 Në ora: 12:30
Bashkimi dhe Alvisa

Bashkimi dhe Alvisa janë dy ish konkurrentët që dolën çiftë nga ky edicion i "Për'puthen".

Pas daljes nga programi, lidhja e tyre nuk zgjati edhe shumë.

E kurreshtja e fansave të dy ish konkurrentëve ishte arsyeja që çoi këtë lidhje drejt ndarjes.

Image
Alvisa dhe Bashkimi

Bashkimi ishte i ftuar së fundmi në “Kosovë Show”, ku edhe ka zbuluar arsyen kështu duke i dhënë fund një herë e mirë kurreshtjes së të gjithë fansave.

Bashkimi ka zbuluar se arsyet e ndarjes ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha ndërsa zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Alvisën pas ndarjes.

“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”, tha ai.

Image
Bashkimi dhe Alvisa

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat