Ajo është e famshme për format e saj trupore bombastike dhe për postimet super “hot” në rrjetet sociale.
Është fjala për Demi Rose, e cila në “Instagram” numëron 19.2 milionë ndjekës.
Së fundmi, modelja e njohur ka ndarë me fansat disa imazhe ku shfaqet pa reçipeta teksa pozon në Alpet Franceze të mbuluara nga dëbora.

Demi nuk i ka lënë vend imagjinatës në foton ku shfaqet e veshur me një palë paliçeta dhe gjoksin e mbulon vetëm me një rrip të zi.
Në këtë mënyrë 27-vjeçarja ka treguar dekoltenë e saj të bollshme, të cilën ndjekësit e kanë komentuar menjëherë.
Nga ana tjetër, Rose ka plotësuar look-un e saj me një pale kufje prej pelushi dhe syze të zeza, teksa duket shumë provokuese.
