Reperi i njohur, Fero, së fundi u përmend në mediat rozë për rikthimin e tij në "On Records"
Artisti ka një karrierë të bujshme, dhe numëron shumë hite.
E gjatë ditës së sotme, ai është bërë me veturë të re.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/05/auto_ab6761610000e5eb6fe0b8e7edccf4eb71a3e56a1649189814.jpg)
Këtë e ka konfirmuar personalisht ai përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në “InstaStory”, ku shfaqet duke mbajtur në qafë vajzën e tij, Nina.
Bëhet fjalë për një makinë BMW X6, modelit më të ri, 2022, që sipas një hulumtimi vlera e tij shkon nga 70 deri në 100 mijë euro.
“Urime për veturën më të re BMW X6, 2022”, thuhet në postim
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/05/auto_Screenshot_101649189663.jpg)