“A nuk të vjen me vjell kur fle me atë plakun”/ Adelina Tahirit nuk i interesojnë aspak komentet negative, poston foton e burrit

Bota e Yjeve

“A nuk të vjen me vjell kur fle me atë plakun”/ Adelina Tahirit nuk i interesojnë aspak komentet negative, poston foton e burrit

Më: 9 prill 2022 Në ora: 13:39
Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov

Edhe pse ka pak kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, Adelina Tahiri qëndron pranë fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Këngëtarja është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it ku ndan me ndjekësit foto e video nga më të ndryshmet. Ajo nuk nguron që të postojë edhe imazhe të bashkëshortit dhe djalit të saj.

Edhe pse ndjekësit e kanë kritikuar për martesën e saj, pasi bashkëshorti është shumë më i madh në moshë se ajo dhe është me origjinë të huaj, Adelina herë pas here bën dedikime të ëmbla për Serjozha Markov.

Image
Serjozha Markov

Madje së fundmi, ajo ka ndarë me 437 mijë ndjekësit në “Instagram” një foto ku shfaqet vetëm ai dhe bashkëngjitur me foton shkruan: “Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu, unë e dua”.

Pavarësisht se e di që në foto do ketë edhe komente negative, këngëtarja ka vendosur që t’i lërë të lirë ndjekësit, duke mos i bllokuar komentet.

Image
Adelina Tahiri

Teksa shumë e kanë komplimentuar dhe i shkruajnë se “nuk ke pse i jep llogari askujt”, sigurisht që vihen re edhe komentet negative të tipit: “Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat