Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka vazhduar të mbetet aktive në rrjetet sociale duke sjell postime të ndryshme për fansat e saj të shumtë.
32-vjeçarja numëron mbi 10 milionë ndjekës vetëm në llogarinë e saj në Instagram, aty ku së fundmi postoi disa imazhe të reja në të cilat dukej teje atraktive.
E veshur në një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë të cilën e përshtati me çantë dhe syze me të njëjtën ngjyrë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/11/auto_beberexha_278208376_160207579775823_6012368135455567594_n1649659023.jpg)
Për tu duke edhe me më shumë stil, Bebe veshi një palë xhinse dhe këpucë me ngjyrë të bardhë, ndërsa nuk munguan komentet e fansave të cilat ishin kryesisht pozitive.
“Më në fund po ndihem sërish njeri”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove të reja.
Ndërkohë, kujtojmë që Bebe do të jetë pjesë e episodit special të spektaklit më të ndjekur të talenteve në Amerikë “American Idol” në Hawaii.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/11/auto_beberexha_278063663_121588073812647_1288926834770854519_n1649659026.jpg)