Herë pas here vajzat e njohura të ekranit kanë sjellë në vëmendje trende të munguara për një kohë duke i bërë të gjithë nostalgjik.
Disa kanë guxuar me veshjet e gjysheve dhe të tjerë kanë marrë një hap edhe më të guximshëm duke u shfaqur mjaftueshëm ekstravagantë.
I tillë ka qenë edhe rasti i Era Istrefit, e cila ka bërë xing me trendin e fundjt të lëkurës së zezë të çarë që nxjerr në pah format seksi.
Po të njëjtin model veshjeje kanë zgjedhur edhe motrat Kardashians në setin e fundit fotografik. Të jetë kjo një zgjedhje rastësore apo inspirim i Erës nga motrat e famshme?
Këtë nuk e dimë, por jemi mësuar tashmë me idenë se Era guxon gjithmonë kur vjen puna tek moda, pasi ky detaj është vënë re që në daljet e saj të para publike.


