Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Antonela Berisha, pati debate të shumta me disa prej banorëve.
Sherri që pati me Monika Lubonjën e mbajnë mend të gjithë, pasi gjithçka nisi për një palë këpucë.
Aktorja e njohur i shkeli pa dashje këpucët, ndërsa Antonela iu kthye se kishin kushtuar 800 euro.

E teksa ky moment u bë shumë viral në rrjet, ish-banorja e “Big Brother VIP” postoi së fundmi një foto të një palë sandaleve.
Antonela kërkon nga ndjekësit e saj të shumtë që të gjejnë çmimin e tyre.
“Sa kanë kushtuar sipas jush, 1350 euro, 1600 apo 100?”, pyeste Berisha fansat, ndërsa bëri të ditur më vonë se kishin kushtuar 1350 euro.
