Influencuesi, Louis Pisano, ka përhapur lajmin se Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre, pak para se të bëhen prindër për herë të parë.
Sipas Pisanos, i cili numëron mijëra ndjekës në profilet e tij në rrjetet sociale, ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë. Dyshohet se artisti i njohur ka tradhtuar këngëtaren e famshme me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi.
Lajmi ende nuk është konfirmuar nga çifti i famshëm, e madje duket se edhe fansat nuk e besojnë një gjë të tillë. Ata shprehen se A$AP Rocky nuk mund ta ketë tradhtuar Rihanna-n.
Por kush është Amina Muaddi?
Muaddi është një stiliste këpucësh jordaneze-rumune, e cila ka veshur Kim Kardashian, Kylie Jenner, Bella e Gigi Hadid dhe shumë personazhe të tjerë të njohur.
Në vitin 2013, bashkëthemeloi labelin e saj, “Oscar Tiye”, por më parë ajo punoi si asistente stiliste për Conde Nast, Vogue Italy, L’Uomo, Vogue dhe GQ Magazine në Nju Jork.
Ndërkohë në vitin 2017, Muaddi u largua nga “Oscar Tiye” dhe në vitin 2018 ajo u punësua nga Rihanna për të dizajnuar këpucë për markën “Fenty” të këngëtares.
Ato linçuan koleksionin e tyre të parë së bashku në 2020-ën. Në dhjetor të po këtij viti, Muaddi gjithashtu bashkëpunoi me Rocky në një koleksion.