Nëse ka një ngjyrë që nuk ju lë asnjëherë në baltë është e zeza.
Moderatoret shqiptare kanë zgjedhur që mbas pamjeve me shumë ngjyra të ëmbla të shkojnë gjithmonë tek e zeza.
Fjoralba Ponari, Bora Zemani, Inger Skura, Marina Vjollca apo Jonida Vokshi kanë pasur disa prej daljeve televizive në ngjyrën e zezë, kombinuar me një grim i cili merr vëmendjen menjëherë.
Ndonëse “notimi” në nuanca të ndryshme mbetet një “must” për pranverën, e zeza kurrë nuk del jashtë mode, në çfarëdolloj sezoni.