Ajo është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale dhe kjo falë postimeve provokuese që herë pas here ndan me miliona ndjekësit e saj.
Është fjala për Enca Haxhian, cila përveç këngëve me miliona klikime në kanalin e “Youtube”, ajo është e suksesshme edhe në “Instagram”.
Enca nuk e ka aspak problem që me miliona ndjekësit e saj të ndajë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku nuk mungojnë as pozat mjaft seksi që ekspozon format bombastike trupore.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/19/auto_-640-0-625e7edbe47af1650374462.png)
Pak ditë më parë me anë të një “Instastory” , këngëtarja e njohur zbuloi destinacionin e saj të pushimeve. Bukuroshja na tregoi se ndodhej në Afrikë në një plazh shumë ekzotik siç është Zanzibari i Tanzanisë.
Por më pas ka lëvizuar nga aty dhe ka udhëtuar drejt një destinacioni luksoz siç është Dubai. E gjatë këtyre pushimeve të gjata, Enca ka postuar imazhe nga më të ndryshmet, duke treguar se po e shijon jetën e saj.
E mesa duket pushimet për të nuk kanë të mbaruar! Destinacioni i radhës për këngëtaren ishte Turqia, ku edhe aty po shijon luksin që i ofron vendi.
Së fundmi, Enca ndryshimin drastik në flokët e saj, duke i habitur të gjithë fansat e saj. Shumë nga ndjekësit e kanë pëlqyer look-un e ri të saj, por ka edhe nga ata që i kërkojnë “të kthejë flokun e mëparshëm”.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/19/auto_-640-0-625e7edbb6a351650374456.png)