Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntorin e kaluar.
Ata mirëpritën në jetë një vajzë, që e quajtën Marget, bashkim i shkronjave të para të emrave të tyre. Moderatorja nuk humbet asnjë rast për të treguar se sa e lumtur ndihet pranë vogëlushes së saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë një fotografi, përmes së cilës ka treguar se Marget nuk i ka qejf çorapet dhe për këtë i ka ngjarë asaj.
“Marget nuk i duron çorapet, njësoj si mama vet”, ka shkruar Marina.
Kujtojmë që dyshja janë treguar shumë të rezervuar me të bijën, duke mos e zbuluar portretin e saj.
