Streçet e zeza të shndritshme duket se janë tendenca e re e modës.
Personazhet e njohur i kanë kombinuar me takat të gjithëllojshme duke dhënë imazhin e streçeve këpucë.
Bora Zemani, Elona Duro dhe Andrra Destani kanë ndarë kombinimet e tyre dhe në sy bie gjatësia e cila theksohet edhe më shumë nga prerja e streçeve.

Në rast se doni të guxoni me pamjen tuaj dhe doni të dukeni po aq “cool” sa vajzat e njohura, mjafton të kombinoheni ngjashëm me to.
