Aktorja amerikane ishte e ftuar e mirëpritur në një nga eventet më të rëndësishme të modës të vitit, ndërsa këtë herë kishte edhe rolin e prezantueses, të cilën e bëri me bashkëshortin e saj Ryan Reynolds.
Kostumi i tij prej kadifeje me firmën “Ralph Lauren” mbeti nën hijen e fustanit të mrekullueshëm që Blake veshi për këtë rast.
Shtëpia italiane e modës “Versace” ishte në krye të krijimit të saj. Fustani i frymëzuar nga Statuja e Lirisë në fakt ka dy fytyra.
Kur Blake doli në tapetin e kuq, pamë fillimisht anën e bronztë të fustanit me mantelin teatror.
Me pak ndihmë nga asistentët e pranishëm të cilët shpalosën pjesën tjetër të mantelit, fustani më pas u transformua dhe tregoi fytyrën e tij ngjyrë bruz tëp kaltër.
Me dizajnin e saj gjenial, shtëpia e modës “Versace” evokoi gjithashtu transformimin e Statujës së Lirisë.
Në fakt, kur statuja u ngrit në Nju Jork në vitin 1886, ajo duke me ngjyrë kafe pasi ishte prej bakri. Për shkak të oksidimit, bakri ndryshon ngjyrën dhe kështu Statuja e Lirisë mori një ngjyrë bruz në vitin 1920.