Këngëtarja Adelina Berisha vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo publikon për fansat fotografi dhe video, duke marrë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive.
Së fundmi, këngëtarja nga Prishtina ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja, në të cilat u shfaq mjaft joshëse.

E veshur me një fustan ngjyrë portokalli të shkurtër, Adelina është dukur mjaft tërheqëse në këto fotografi, në të cilat pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta.
Adelina duket të jetë edhe në formë shumë të mirë trupore, gjë e cila vjen si rezultat i përkushtimit të saj në fitnes.

Këngëtarja përndryshe është duke u përgatitur për sezonin e ri veror, ku do të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar për fansat se do të sjellë së shpejti për ta edhe një këngë të re.