Arta Nitaj ka shfaqur sonte asetet e saj të bukura bashkë me bukuritë e Zanzibarit
Aktorja dhe modelja shqiptare, Arta Nitaj ka vazhduar që të vizitojë vende të bukura turistike.
Kësaj radhe ajo është ndalur në Zanzibar të Tanzanisë, ku ka postuar një fotosesion në bikine me ngjyra të ndryshme, laramane që përshtaten edhe me kulturën afrikane të këtij vendi.
Në bazë të lokacionit të etiketuar, ajo ka treguar se ndodhet në ‘Gabi Beach Zanzi’ që ndodhet në Kiwengwa (një fshat në ishullin tanzanian, Unguja, pjesë e Zanzibarit).
Gjatë paradites është thënë se ajo është duke pushuar në ishullin private të Bill Gates, por që duket se lajmi është demantuar nga vet bukuroshja pasi që ka treguar lokacionin e saj.