Këngëtarja e njohur, Kida edhe gjatë kësaj periudhe po vazhdon të jetë aktive dhe angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.
Por, krahas kësaj ajo nuk e lë anash as pushimin dhe relaksimin para fillimit të sezonës verore që njihet si një periudhë tejet e ngarkuar për artistët.
Edhe së fundmi, Kida ka sjell disa imazhe teksa shihet duke e shijuar kohën e lirë pranë bregdetit , ndërsa ekspozoi linjat tërheqëse.

Krijuesja e hitit “Drunk” pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, aksesor ari dhe syze dielli po ashtu me ngjyrë të zezë.
“Ditë e lumtur”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve teksa dukje joshëse dhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja pak kohë më parë ka ardhur me një tjetër bashkëpunim të suksesshëm me reperin, Ledri Vula.

Dyshja lansuan këngën “T’du” që tashmë është kthyer në hit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime në kanalin e YouTube.
Kujtojmë gjithashtu se Kida në fund të vitit të kaluar publikoi edhe albumin e parë në karrierë “Orchide” që po ashtu u mirëprit nga fansat.