Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka tash e sa kohë që nuk ka sjell diçka të re për fansat e saj.
Ajo megjithatë po tregohet herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, 32-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft atraktive në Hollywood.

Ajo ka pozuar me një bluzë të bardhë të markës “J’adore”, kombinuar me një palë xhinse të kaltra.
Flokët e saj bionde të lëna në valë të lirshme e bënin bukuroshen e hitit “I’m a mess”, të dukej edhe më joshëse në këto fotografi.

Rexha përndryshe ka më shumë se një vit prej kur publikoi albumin e saj më të fundit me titull “Better Mistakes”.
Që nga viti i kaluar, ajo nuk ka sjell projekte të reja muzikore, duke i lënë ende në pritje fansat e saj, të cilët kanë hamendësuar se ajo mund të jetë në përgatitje të albumit të saj të tretë.