Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak pas mesnatës së të premtes.
Ky është lajmi që ka qenë kryeqendra e mediave ditëve të fundit.
Siç edhe të gjithë e prisnim, së fundmi ka reaguar edhe reperi Buta në rrjetin e tij social Instagram. Ndër të tjera ai ka falenderuar fansat e tij për mbështetjen në këtë situatë të vështirë për familjen e tij.
“I falënderoj krejt për mësazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju,”- ka shkruar reperi.