Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen me paraqitjet atraktive.
Së fundmi, Linda ka publikuar për fansat e saj në rrjetet sociale disa imazhe provokuese, të realizuara gjatë pushimeve.
E veshur me një palë bikini të kuqe, interpretuesja e hitit “Ëndërroja” është dukur tejet atraktive, teksa ka vënë në pah linjat e tonifikuara të trupit.
Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin.
Përndryshe, ajo është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Love me like”, i cili është pritur mirë nga publiku.
