Camila Cabello tregoi kthesat e saj të bujshme teksa po shijonte një not në brigjet e Caprit në Itali të martën, më 31 maj.
Këngëtarja 25 vjeçe, u shfaq me bikini ngjyrë portokalli që i lanë shumë pak imagjinatës gjatë qëndrimit të saj në ujë, shkruan DailyMail.
Para se të shfaqte trupin e saj me bikini, Cabello u kap duke shëtitur rreth një jahti me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë portokalli të rehatshme.
Sa i përket pjesës së sipërme të saj, Cabello zgjodhi një palë bikini klasike me dizajn në formë trekëndëshi që vinte në pah dekoltenë e saj të bollshme.

Flokët e saj të gjata të zeza ishin të lidhur në stilin bisht dhe për aksesorë ajo kishte zgjedhur disa gjerdanë me zinxhir ari.
E etur për t’u zhytur në oqean, Cabello i mahniti miqtë e saj ndërsa u hodh nga varka në ujë.
Lëvizja shkaktoi të qeshura mes këngëtares dhe miqve të saj të ngushtë të pushimeve.

Pasi u lag në ujë, ish-ylli i “Fifth Harmony” u ngjit me kujdes përsëri në varkën luksoze ndërsa miqtë e saj shikonin.
Ajo u gjunjëzua në varkë dhe përkuli kokën deri në kuvertë ndërsa ishte në anije.
Cabello qartazi është duke u kënaqur në Itali, ndërsa ditët e fundit po dokumenton pushimet idilike në Instagramin e saj.

Të mërkurën këngëtarja nga Kuba u pa me një bluzë ngjyrë portokalli teksa pozonte para bregut të Amalfit me shkëmbinjtë e thyer në sfond.
Këto pushime të saj vijnë pas një paraqitje të mrekullueshme që ajo bëri në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve.