Fansat e Dua Lipës të tronditur/ Pas momenteve intime me Aron Piper, ky i fundit shihet duke shkëmbyer puthje me një këngëtare tjetër

Bota e Yjeve

Fansat e Dua Lipës të tronditur/ Pas momenteve intime me Aron Piper, ky i fundit shihet duke shkëmbyer puthje me një këngëtare tjetër

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 20:23
Dua Lipa

Dua Lipa ka tronditur fansat teksa e gjeti veten të përfshirë në një ‘trekëndësh dashurie’ me yllin e Netflix, Aron Piper dhe këngëtaren angleze, FKA Twigs (Tahliah Debrett Barnett).

Krijuesja e hitit “New Rules”, 26 vjeçare, ndezi thashethemet për një romancë kur u filmua duke kërcyer me Aron, 25 vjeçar, në një klub nate në Madrid, por vetëm një ditë më vonë, Twigs 34 vjeçare, publikoi një video duke e puthur me pasion aktorin e “Elite”.

Me të parë këtë, fansat shprehën tronditjen e tyre për situatën jo edhe aq të zakonshme, ndërkohë që u tha se mund të ishte për videoklipin e “Why Don’t You Love Me” me protagonist në klip Piper.

Image
Dua Lipa dhe Aron Piper

“Dua Lipa dhe Aron Piper duke kërcyer së bashku?”, tha një përdorues i Twitter.

“Situata e Dua Lipës, Aron Piper dhe Fka Twigs është një episod i Elite”, tha një tjetër.

“Kjo Twigs, Dua dhe Aron është shumë e përzier”, shtoi tjetri.

Image
Twigs dhe Aron Piper

Pretendimet se ky ‘trekëndësh’ lidhet me ndonjë reklamë apo promovim e shton më shumë fakti se Twigs është në një lidhje dashurie prej dy vitesh me Matty Healy.

Ndërkohë Dua besohet se është beqare pas ndarjes nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.

Aron – i njohur më së shumti për rolin e tij në “Elite” të Netflix – nuk ka folur publikisht për jetën e tij të dashurisë.

Dua dhe Aron u fotografuan në disa momente intime në një klub nate në Madrid, pas performancës së këngëtares në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat