Princesha Eugenie, vajza më e vogël e Princit Andrew dhe ish-bashkëshortes Sarah “Fergie” Ferguson, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj ngjyrë portokalli të ndezur gjatë festimeve të Jubileut Platinum të mbretëreshës javën e kaluar.
Por kjo nuk ishte e vetmja arsye që princesha i bëri të gjithë të kthenin kokën nga ajo. Eugine zbuloi gjithashtu një tatuazh të ri në formë rrethore pas veshit të saj.
23-vjeçarja, tregoi në heshtje tatuazhin e saj me një model flokësh të kapur gjysmë lart, kapelën e zezë dhe fustanin e ‘Emilia Wickstead’ ndërsa u shfaq në Katedralen e Shën Palit për ‘Queen’s National Service of Thanksgiving’ të Premten.
Ndonëse është e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të bëjnë tatuazhe Eugenie nuk është e vetmja. Amelia Windsor, mbesa e kushëririt të Mbretëreshës, Dukës së Kentit, ka tatuazhe të shumta. Gjithashtu dhe anëtarë të tjerë mbretërorë nga e gjithë bota përfshijnë Princi i Kurorës Frederik i Danimarkës, Princesha Stephanie e Monakos dhe Princesha Sofia e Suedisë.
Ndërsa familja mbretërore priren t’u përmbahen kodeve strikte të veshjes, duket se nuk ka asnjë ndalim për tatuazhet. Gjyshi i mbretëreshës, princi George i Uellsit – i cili u bë mbreti George V – kishte bërë një tatuazh ndërsa shërbente në Marinën në Japoni.
Çuditërisht, Princi William madje një herë mendoi të kopjonte tatuazhin e madh të shpinës së mikut David Beckham, por Kate Middleton thuhet se i dha fund kësaj ëndrre.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/11/auto_EUGINE-31654973240.jpg)