Modelja shqiptare, Oriola Marashi ka arritur që të ketë një karrierë të suksesshme.
Ajo është prej vitesh imazh i markave të njohura si vendor ashtu edhe ndërkombëtare, ndërsa edhe këtë kohë mbetet e angazhuar me projekte të ndryshme.
Por, përveç kësaj, Oriola është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku numëron mbi 700 mijë fansa.

Modelja sjell imazhe të ndryshme, teksa nuk heziton të tregoi edhe pamjen e saj pa makijazh, ashtu siç ka vepruar së fundmi.
Oriola është shfaqur në disa postime duke treguar pamjen e saj se si duket para se të vendos grim për të filluar fotosesionet.

Modelja dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive edhe në pamjen pa makijazh, ndërsa shihet e veshur në një kombinim nga materiale i xhinseve duke vënë në pah edhe linjat e trupit.

Ndërkohë, sa i përket jetës private, pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda, nuk dihet nëse Oriola tashmë është në një lidhje të re dashurie.