Arta Elezaj është një personazh i njohur i showbizit shqiptar.
Modelja gëzon një popullaritet të madh në rrjetet sociale, ku bie në sy për jetën e saj luksoze. Së fundmi ajo ka festuar ditëlindjen, në praninë e njerëzve të saj më të dashur.
Madje në këtë ditë të veçantë Arta është shoqëruar edhe nga i dashuri i saj. Ka qenë vetë modelja që ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një foto me djalin që i ka marrë zemrën, por nuk ka preferuar të zbulojë identitetin e tij.Në foton e postuar duken vetëm këmbët e dyshes dhe një zemër që e ka shoqëruar storin.
Elezaj më tej ka treguar edhe dhuratën që i dashuri i saj i ka bërë në ditën e saj të lindjes. Një buqetë e madhe me lule në formë zemre, mbi to shkruar emri i saj dhe një dedikim special.
“Urime bebi u bëfsh 100, të dua shumë, “- shkruhet në letren dedikuar Artës.