Ditë më parë, Nush dhe Fjolla Morina publikuan bashkëpunimin e titulluar “Suppa Duppa” që e shoqëruan me videoklip.
Një ditë pas lasnimit, videoklipi i kësaj kënge kaluar një milion shikime në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube.
Padyshim që Fjolla i është gëzuar këtij suksesi duke bërë një postim në rrjetet sociale.
“Ju kam treguar me kohë që jam ‘Nana’. Tjera herë më ‘easy’ mos e merrni malin se për tri minuta jua djegim komplet verën”.

“Duhet edhe guximi nganjëherë për të bërë hite, jo vetëm paret e për dallim prej juve neve na kanë ra hise krejt. E jona është vera!”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.
Ndërkohë, ajo ka publikuar edhe fotografi me disa nga veshjet në klip duke u shfaqur atraktive.
