Demi Rose vazhdon të trondisë rrjetin me foton e saj provokuese.
Modelja britanike mbetet në qendër të vëmendjes, teksa si gjithnjë ekspozon linjat e saj trupore. Demi së fundmi po shijon pushimet e saj në ishullin shkëmbor “Es Vedra” në Spanjë. Edhe këtë herë nuk kishin si të mungonin pozat provokuese nga modelja nga Birmingemi.
Por ndryshe nga herët e tjera me bikini, këtë herë tifozja e Realit është shfaqur topless. Teksa ndodhet në një jaht përballë shkëmbinjve, Rose pozon e shtrirë pa asgjë në pjesën e sipërme.
“Gjeta parajsën,”-shkruan modelja krahas fotove.

