Kendall Jenner dhe Devin Booker u panë sërish bashkë, më pak se një javë pasi u raportua se ishin ndarë.
Supermodelja 26-vjeçare dhe ylli i NBA kaluan disa kohë duke folur së bashku në Soho House në Malibu, Kaliforni, të dielën. Në pamjet e paparacëve, ata dukeshin në humor të mirë, madje në një moment dukej sikur Booker po tentonte për një puthje.
Fansat e çiftit u tronditën javën e kaluar pas lajmeve se ata i dhanë fund pas dy vitesh lidhje, sepse të dy ishin të përqëndruar te karriera.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por në fotot e fundit, Kendall dhe Devin dukeshin më të lumtur se kurrë bashkë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/29/auto_-640-0-62bac2670a4eb1656484634.png)